martedì 24 novembre 2015

Vlerësimi i nxënësve




VLERËSIMI:


Është  proces i mbledhjes  sistematike, dhe  i interpretimit të informatave me qellim të përcaktimit se në çfarë shkalle nxënësi i ka zotëruar objektivat udhëzuese.
Parimet themelore të vlerësimit:
  1. Përcaktimi i qëllimit dhe priorioritet në vlerësim
  2. Zgjedhja e teknikave
  3. Zbatimi teknikave
  4. Dobësitë e teknikave
  5. Vlerësimi është një rrugë drejtë një fundi, por jo fund në vetvete.
Llojet e vlerësimit:
  • Vlerësimi klasifikues: ta përcaktojë pozitën e nxënësit në raport me objektivat.
  • Vlerësimi formues: nuk shfrytëzohet për notim por për përmirësim të mësimnxënies.
  • Vlerësimi diagnostikues: përcakton shkaqet e qëndrueshme të problemeve në mësimnxënie.
  • Vlerësimi përmbledhës – i kombinuar: për notimin dhe certifikimin e nxënësve për të gjykuar përvetësimin e objektivave dhe efektin e programit mësimor.
  • Vlerësimi individual: përdoret kur numri i nxënësve është jo i madh.
  • Vlerësimi ne grupe: përdoret në nivel të shkollës, në nivel të komunës, në nivel te garave dhe në nivel kombëtar.
Qëllimi i vlerësimit është përcaktimi i statusit të nxënësit.

Nessun commento:

Posta un commento