martedì 24 novembre 2015

Planifikimi i një orë mësimore



Elementet e planifikimit të një orë mësimore:
  1. Objektivat mësimore
  2. Procedurat mësimore
  3. Mjetet mësimore
  4. Procedurat për vlerësim te nxënësit
Formulimi  i objektivave:
  • Objektiva te përgjithshme
  • Objektiva specifike
Synimet: janë pritshmëri afatgjata, më të përgjithshme që pretendohet të arrihen në një të ardhme të largët.
Qëllimet: janë  pritshmëri më afatshkurta të përgjithshme.
Objektivat: janë deklarata më specifike, pritshmëri afatshkurtra, me rezultate konkrete që arrihen brenda orës mësimore. Objektivat duhet t’i kenë këto karakteristika:
  • Veprimin: shprehje me ane te foljes vepruese (aktivitet).
  • Kushtin: vendi, koha, materiali i nevojshëm  dhe mënyra se si duhet të realizohet veprimi.
  • Kriterin: shkalla e saktësisë (sasisë dhe cilësisë) së përmbushjes së një objektivi.
Pjesët kryesore të orës  janë:
  • Evokimi: dijet paraprake të te nxënit që përcaktojnë qëllimin e kërkimit.
  • Realizim – kuptimi: nxënësit  marrin informacione të reja.
  • Reflektim – kuptimi: nxënësit përforcojnë të nxënit e ri dhe në mënyrë aktive rindërtojnë skemat e tyre të të menduarit, që siguron nxënie të qëndrueshme.

Nessun commento:

Posta un commento